×
  • Show Time
  • Show Time

    Vlashent Sata vjen me këngën dhe videoklipin “Copëzat”

    Reporteri
    05 Qershor 2019 | 14:16

    Kantautori i veçantë shqiptar që vepron dhe jeton në Paris sjell për publikun shqiptar një këngë tejet te veçantë si për nga përmbajtja e tekstit, por edhe për muzikës plot stil dhe me zërin e tij karakteristik.


    E kjo e ngjizur shumë bukur artistikisht me një video bardh e zi ku në brendi ka një vajzë pa tualet, e thjeshtë dhe e plotë. Vajza në fjalë është jo më pak por Dojna Mema, prezantuesja e njohur shqiptare e ekranit të Top – Channel ku para pak kohësh ka qenë prezantuesja e “The voice Kids”.

    Kënga flet për copëzat, ato pjesë që na karakterizojnë gjithsecilin dhe na bëjnë më vulneral e që shpesh duam t’i fshehim, por sipas kantautorit  “…Të gjithë ne, por sidomos vajzat, janë edhe më shumë nën presion në shoqërinë e sotme. Si duken, a janë të pranuara, si duhet të sillen…”

    “Dhe çuditem sepse ato copëza apo detajet që gjithsejcila ka, i bëjnë unike jo standardizimi! Janë shumë të bukura ashtu siç janë , ashtu siç zgjohen nga gjumi, me flokët e shpupurisura, pa makiaz (make-up), dhe mbi te gjitha janë te bukura kur janë te lira për të qënë vetvetja”, thotë kantautori.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!