Të gjithë e njohin me rolin e saj si “Nita” te seriali vendor “Kafeneja Jonë”.
Bëhet fjalë pikërisht për aktoren Leonora Mehmetaj e cila ka vite që është zhdukur nga skena artistike, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Mirëpo, pas shumë vitesh, është aktori Fatmir Spahiu ai i cili e ka rikthyer para publikut që e ndoqën për shumë vite tek seriali.
Gjatë vizitës së tij në Nju Jork, aktori ka takuar edhe një pjesë të artistëve kosovar që ndodhen atje, e në mesin e tyre edhe “Nitën”.
“Ku eshte Nora, ku eshte Nora, qe ku eshte! Ehhehe… Gjithmone shume qef me taku shoqen tem, aktoren e mrekullueshme, @leonoramehmetaj dhe plot miq tjere qe jetojne ne NY”, ka shkruar Spahiu në postimin e bërë.
Leonora Mahmutaj është martuar dhe jeton e vepron në Amerikë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.