Na ndajnë edhe rreth dy muaj nga nisja e “Big Brother VIP” e teksa misteri i moderatores u zgjidh, kurioziteti më i madh tashmë mbetet për konkurrentët.


Mes shumë emrave që janë lakuar se mund të jenë pjesëmarrës në këtë “reality show”, ka qenë edhe ai i këngëtares Greta Koçi, e cila së fundmi ka thyer heshtjen dhe ka dhënë një përgjigje për të gjithë.

E pyetur nga ndjekësit e saj në Instastory nëse do të jetë pjesë e “Big Brother Vip”, Greta ka dhënë një përgjigje të prerë duke thënë thjesht “Jo”.

Reklamë