Ermal Meta po rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku do të mbajë një koncert në Stadiumin Air Albania.


Këngëtari me origjinë shqiptare njoftoi datën e koncertit të tij në Tiranë përmes një statusi në
Instagram, ku zbulon se koncerti do mbahet më 17 shtator.

Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri “Air Albania” në kryeqytet.

Reklamë

“Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 Shtator në stadiumin ‘Air Albania’ do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe artdashësit mund të regjistrohen nga e marta, 25 Gusht në linkun në story. Ju pres!”, shkruan Meta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Reklamë