Kylie Jenner do të bëhet sërish nënë!


Miliarderja 24-vjeçare është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të dytë me Travis Scott. Lajmin e kanë konfirmuar burime të shumta për Page Six dhe E!News.

Dyshja u bënë prindër të Stormi-t 3 vjet më parë dhe Jenner ka qenë e hapur për të bërë edhe një vëlla ose motër për vajzën e tyre të vogël.

Reklamë

Një burim për Page Six tha se “e gjithë familja është e emocionuar”.

Edhe pse Kylie dhe Travis kanë pasur një marrëdhënie të komplikuar me ndarje të shpeshta, ata mbetën të bashkuar si prindër dhe, me kalimin e kohës, gjetën rrugën e kthimit te njëri-tjetri. Tani familja po shtohet edhe me një fëmijë tjetër.

Çifti ende nuk ka reaguar dhe nuk e dimë nëse do ta bëjnë, pasi shtatzëninë e parë Kylie e kaloi në heshtje dhe e bëri publik lajmin vetëm pasi Stormi erdhi në jetë.