×
  • Lajme
  • Lajme

    20 vjeçarja që u la pa shenja jete në spitalin e Ferizajit, dyshohet se u dërgua nga një veturë me targa zvicerane

    Reporteri
    22 Gusht 2021 | 19:13

    Rreth 20 vjeçarja është sjell pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga dy persona që janë larguar nga vendi i ngjarjes.


    Dyshohet se ata e kanë sjell viktimën me një veturë të tipit Audi me tabela të Zvicrës por që numrat nuk po mund të deshifrohen për shkak të pamjeve të dobëta të kamerave të sigurisë.

    Kështu bëri të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net” Shukri Jashari, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

    Jashari tha se fotografitë e të dyshuarve janë nxjerrë nga kamerat e spitalit dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe drejtoritë rajonale.

    “Dy persona e kanë sjell me një veturë të tipit ‘Audi’ me tabela të Zvicrës, tabelat për momentin nuk mund të deshifrohen. Fotografitë e të dyshuarve janë nxjerrë prej kamerave të sigurisë të spitalit, ende nuk dihet kush janë ata persona, mirëpo fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës”, tha ai për Reporteri.net.

    Ai theksoi se policia ende nuk ka arritur ta identifikojë viktimën. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!