Edhe pse masa të forta janë marrë nga policia për koncertin e këngëtarit serb, Goran Bregoviq që është duke u zhvilluar në qytetin e Korçës, incidentet nuk kanë munguar.


Përderisa Bregoviç po performonte raport se një i ri ka hedhur gaz lotsjellës.

 

Reklamë

Në pamje shihen qytetarë të frikësuar dhe duke u larguar nga tavolinat ku ishin ulur përderisa mbajnë sytë e mbuluar.

Personi që kishte hedhur gazin lotsjellës, është ndaluar nga Policia.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka siguruar foton ku shihet se policia shqiptare e ka arrestuar një të ri që dyshohet se hodhi gazin lotsjellës në koncertin e Bregoviqit.

Edhe pse është hedhur gaz lotsjellës, koncerti i Bregoviçit nuk po ndalet.

Mbi 200 forca policie pjesa më e madhe e të cilëve kanë rrethuar terminalin ndodhen në terren. Ndërkohë që pjesa tjetër është vendosur në bulevardet kryesore të qytetit.

Reklamë

 

Ndryshe nga koncertet e 4 netëve të para të kësaj feste, koncerti i Bregoviç do të jetë më i reduktuar në numër, kjo edhe për shkak të masave të sigurisë.

 

 

Reklamë