Ashtu si ne kemi pritshmëri të larta për këngët e hitet e artistëve tanë të preferuar, po ashtu dhe artistët vetë kanë pritshmëri të larta se si muzika e tyre do të pritet nga publiku.
Ndonjëherë projektet e tyre muzikore rezultojnë në sukses e herë të tjera edhe pse një këngë mund të jetë shumë e mirë nuk merr vlerësimin e duhur.
Kështu ka ndodhur dhe me reperin e njohur shqiptar Gashi.
Reperi ka shpërthyer së fundmi në të qara në një postim në Instagram ku ka rrëfyer se është i mërzitur pasi muzika e tij nuk po vlerësohet ashtu siç duhet.
“Po qaj sepse muzika ime kurrë nuk u vlerësua. ‘My year’ duhet të kishte arritur më lart nga ç’është. Shpresoj që kur të vdes të gjithë të luani këtë këngë çdo vit të ri”, ka shkuar reperi pranë videos të cilën më pas u pendua dhe e fshiu nga profili i tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.