Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvija shumë shpejt do të bëhen prindër.
Lajmin për shtatzëninë e Selvijes e ka dhënë vet këngëtari, derisa ka uruar bashkëshorten për ditëlindjen e saj, ku ka shkruar se e ka kthyer atë njeriun më të lumtur, e edhe më shumë tani që po e presin një engjëll, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Në urimin e bërë, Shpat Kasapi e uron atë me fjalët më të mira, teksa i thotë se i detyrohet shumë asaj.
“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime,mami e ardhshme. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë! E sidomos tani që po presim një ëngjëll. Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paqa gjithmonë dashuri. Të dua shumë” – është shprehur mes tjerash këngëtari në urimin e bërë.
Kujtojmë se kjo është lidhja e parë publike e Shpat Kasapit, pas ndarjes nga Af╒rdita Dreshaj./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.