Nora Istrefi dhe Robert Berisha së bashku me vajzën e tyre Renee ka disa ditë që janë në pushime.


Tri vite pas lajmit për ndarjen, çifti u fotografuan së bashku në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Ishte Roberti, ai i cili publikoi edhe fotografi gjatë këtyre pushimeve me vogëlushen e tyre.

Reklamë

Ndërsa, tani është Nora ajo e cila ka publikuar një fotografi gjatë këtyre pushimeve, derisa shfaqet duke lexuar librin “Përse meshkujt dashurojnë kuçkat” nga Sherry Argov, ndërsa i ka vendosur edhe një mbishkrim fotografisë: Te shohim çka po dojka me thonë ky libër.

Theksojmë se javën e kaluar u përfol në medie se Nora dhe Roberti po provojnë të rindërtojnë martesën e tyre, por që dyshja ende nuk janë deklaruar deri tani.

Martesa ‘dramë’ e Norës me Robertin: 13 vite bashkë, fëmijë në mes, ndarje dhe tentimi për t’u ribashkuar

Reklamë