Ka disa javë që në medie përflitet për peshën që Genta Ismajli ka marrë.
Por, tanimë nuk ka më dyshime, këngëtarja shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Përmes një video të publikuar në “Tik-Tok”, Genta Ismajli shfaqet me barkun e rrumbullakosur, ndërsa është kujdesur që ta fshehë përmes një bluze të gjërë, por që nuk ka arritur ta bëjë aq mirë një gjë të tillë.
Genta Ismajli dhe bashkëshorti i saj, Ustah, ka vite që janë në lidhje dashurie, ndërsa në një intervistë të dhënë kohë më parë, çifti u shprehën se historia e tyre ishte dashuri në shikim të parë.
Jeta e tyre tani po zhvillohet mes Zvicrës dhe Turqisë, por që as ardhjet në Kosovë nuk mungojnë nga çifti./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.