Së fundmi ka reaguar edhe Gold Ag për rastin e 18-vjeçares nga Ferizaj, e cila dyshohet se është keqtrajtuar nga dy të rinj, ku njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa tjetri është në arrati.
Këngëtari ka publikuar një shkrim në llogarinë e tij në Instagram, ku ka shkruar se del një i prishur në tru e zemër e e këput atë vajzë në lule të rinisë, ende pa çelë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Shkrimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Qef me pas qikë e zor me rujtë qikë, del një i prishur n’tru e n’zemër e këput si lule hala pa qelë. Edhe në fund të gjithë e shajnë laperin e vrasësin. Por për fat të keq Islamin e muslimanin. Ma shumë ju pengon namazi në rrugë se droga në shtëpi e shkolla.
Ndryshe, policia e Kosovës po kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e të arratisurit Dardan Krivaqa, i cili është i dyshuar në vrasjen e 18 vjeçares.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.