×
  • Show Time
  • Show Time

    Labinot Tahiri i del në mbrotje Policisë: Nuk mund t’ju hidhni gurë, s’kanë pikë faji

    Reporteri
    24 Gusht 2021 | 16:31

    Ditën e sotme, në Ferizaj është mbajtur protesta “Drejtësi për gratë e vrara”, e thirrur në mbrojtje të jetëve të grave, ku aty u pa një numër i madh i pjesëmarrësve që kërkuan drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares.


    Shumë gra u panë duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme, duke u bërë thirrje institucioneve dhe qytetarëve që mos ta normalizojnë vrasjen e grave, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Protestuesit kanë gjuajtur edhe ngjyrë të kuqe drejt policisë, duke brohoritur ‘Policia i ka duart me gjak’, e për këtë ka reaguar këngëtari Labinot Tahiri, i cili përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Policia nuk ka faj.

    Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

    Kam përkrahur protesta, e do ti përkrah gjithmonë!

    Policia e Kosovës ia di rendesinë shtetit dhe qytetarit.

    Nuk keni pse me i fajsu e me i gjujt me gjëra të ndryshme!

    Sa ka Kosova vlerë ka edhe Policia e shtetit.

    Vajza e djem të ri!

    falenderojeni Zotin, që policia jonë , është e pa korruptuar dhe ajo sot mban rendin publik, bile kajherë duke i shkelur parimet e ndonjë politikani apo partie ata pësojnê edhe me largim nga puna!

    Për Policinë; rëndësi ka shteti, uniforma që mbart në trupin e tij dhe rendi e ligji, mos të flasim për familjen e tij ku në shumicën e rasteve , ata harrojnë qē kanë familje duke na shërbyer mua e ty, se rroga për ta është vetem një simbolikë!!

    A sështë kështu??

    Jam me juuu për protesta, ama nuk mund të hedhi gurë mbi ata që nuk kanë as një pikë faji!!

    Respekt AXHA POLIC E POLIC I DASHUR, se ti je i pavarur nga politika e flliqët dhe korruptuese!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!