Për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj e cila u keqtrajtua në mënyrë makabre nga dy të rinj, ka reaguar edhe artistja Gjira Kajtazi.
Këngëtarja ka rrëfyer se si kohë më parë ka qenë dëshmitare e dhunës rrugëve të Prishtinës, derisa ka shkruar se njerëzit nuk mundohen as të ndihmojnë tjetrin kur ka nevojë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
“Isha dëshmitare e dhunës. Disa herë në rrugët e Prishtinës kam pa raste ku tipi e shtin në qosh femrën që e do kaq fort dhe i mëshojke sa mujke. Çfarë sikleti me e pa e mos me e ditë qysh me ndihmu. U sillsha poshtë e lartë, e kur erdh taksisti e pyeta: A kishe mujt me më ndihmu me insistu. As që e mendoi çka thashë e po përgjigjet: hajt motra jem se ku me e ditë çka ka bo ajo”, shkruan Gjira.
Tutje Gjira ka shkruar se gjithmonë mundohemi të arsyetojmë dhunën, e sipas saj kjo është tipike në rastet kur themi “hajt se fëmija lyp me rreh nga pak”, shkruan këngëtarja.
Ndryshe, ditën e sotme është arrestuar edhe i dyshuari tjetër në rastin e 18 vjeçares./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.