Nora Istrefi dhe Robert Berisha së bashku me vajzën e tyre, Renee, kanë nisur pushimet.
Dyshja ditë më parë u fotografuan në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, derisa po merrnin udhë për disa ditë relaksi, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Si Nora, poashtu edhe Roberti po publikojnë fotografi të ndryshme në llogaritë e tyre, gjatë qëndrimit në Turqi.
Por, sa i përket ribashkimit të fundit, dyshja ende nuk janë deklaruar nëse po e bëjnë këtë gjë për vajzën e tyre, apo po provojnë rindërtimin e martesës së tyre./Reporteri.net/

