Një bastisje policore në Korporatën e Transmetuesit Australian (ABC), ka nxitur reagime të ndryshme nga televizionet dhe grupet për të drejta të njeriut.
Zyrtarët policorë kanë arritur në transmetuesin publik në Sidnej, me dokument për bastisje të dy gazetarëve dhe të drejtorit të lajmeve.
BBC e ka konsideruar shumë shqetësuese lajmin për bastisje të shtëpisë së njërit gazetar.
Rrjeti i gazetarëve në këtë shtet ka thënë se këto bastisje kanë qenë shenjë e “sulmit në lirinë e shtypit të Australisë”.
Aksioni i policisë është lidhur me disa artikuj rreth sjelljes së pahijshme të forcave australiane në Afganistan.
Sipas ABC-së, përcjell rel, bastisjet lidhen në një seri të raportimeve të vitit 2017 të njohura si, Të dhënat Afgane, të cilat kanë “prezantuar pretendimet për vrasje të paligjshme dhe sjellje tjera të këqija të forcave speciale australiane në Afganistan”.
Ky transmetues ka thënë se raportimet janë bazuar në “qindra faqe të dokumenteve sekrete që u janë dhënë burimeve të ABC-së”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.