×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohet video që zbulon se i dashuri i Jlo-s kishte ëndërruar gjithmonë për latino-amerikanen

    Reporteri
    05 Qershor 2019 | 22:27

    U publikua video ku Alex Rodriguez thotë se femra e ëndrrave të tij është Jennifer Lopez.


    Sot janë ndër çiftet më të komenutara e më të dashura për publikun, shkruan lajmi.net.

    E lidhjen me Jennifer Lopezin, Alex Rodriguez e ka parandje herët, atëherë kur ajo ishte vetëm femra e ëndrrave të tij.

    Së fundmi Alex ka publikuar një video të tijën të xhiruar në vitin 1998, në të cilën ai tregon se Jennifer është vajza e ëndrrave të tij. Në atë kohë ai ka qenë 23 vjeç dhe pjesë e skuadrës së bejsbollit “New York Yankees”. Në videon e publikuar dëgjohet teksa një intervistues e pyet si do të ishte takimi romantik i ëndrrave të Alex Rodriguez.

    Pa asnjë hezitim ai është përgjigjur: “Jennifer Lopez, shpresoj që ju të më mundësoni një takim me të”.

    Ndërsa përkrah videos Alex ka shkruar me shaka: “Kisha një ndjenjë”.

     

    View this post on Instagram

     

    I just had a feeling ? @kevinmillar15 @crose127 @jlo #repost @mlbnetwork @arod always knew, @jlo #IntentionalTalk

    A post shared by Alex Rodriguez (@arod) on

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!