×
  • Show Time
  • Show Time

    Çun Lajçi: Nanë gjithçka më mësove, por si të mbrohem nga nji burrë i pa burrë kurrë s’më kallxove

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 16:21

    Një 18-vjeçare nga Ferizaj dyshohet se u vra në mënyrë makabre nga dy të rinjë të cilët tanimë i ka arrestuar Policia e Kosovës.


    Për këtë ditën e sotme ka reaguar edhe Çun Lajçi, i cili ka thurrur edhe disa vargje për të, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Shkrimi i tij:

    Nanë, a duhet heshtë
    (Marigonë O)
    M’lindët nga palcë kurrizi e m’puthët
    m’treguet për jetën diçka edhe për turpin
    m’dhatë kamë por jo dorën kur u rreëzova
    s’me mbrojtët nga dhunë e përdhunë
    Je femën thashë nuse e re duro
    fjalën ndrydhe si dhimbjen n’zemër
    Baba m’kallxoi ç’asht nderi nana ç’asht turpi
    por s’treguen ç’asht dashnia
    dhash shpirt para nji burri gjysëm burri
    që s’diti ç’asht grueja
    Nanë
    Gjithçka më mësove
    por si të mbrohem nga nji burrë i pa burr
    kurrë s’më kallxove
    Gusht, 2021

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!