Eros Grezda dhe Oriola Marashi vitin e kaluar ishin një nga çiftet më të përfolura në mediet rozë, e madje u tha se çifti u fejuan në fshehtësi.
Por, lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe dyshja i dhanë fund çdo gjëje mes tyre, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për ndarjen deri tani, por është thënë se arsyeja e prishjes së lidhjes së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë.
E tani duket se futbollisti Eros Grezda ka mbyllur kapitullin “Oriola Marashi”, pasi së fundmi ai i është vënë ‘pas’ një modele tjetër të quajtur Nicole Bohorquez, ku komentet e tij janë të shumta në profilin e saj në Instagram.
/Reporteri.net/



