Rasti i vrasjes së 18-vjeçares e cila dyshohet se u keqtrajtua në mënyrë makabre nga dy të rinj, ka tronditur mbarë popullin shqiptar.


Për këtë ka pasur reagime të shumta edhe nga artistë të estradës, të cilët në postimet e tyre po japin edhe mesazhe sensibilizuese, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Dafina Zeqiri përmes një postimi të bërë në Instagram, u ka bërë thirrje prindërve që të merren me fëmijët e tyre, e jo tu japin telefon atyre, e në veçanti Zeqiri thotë që t’i mësojnë ata se si të sillen me një femër.

Reklamë

Shkrimi i saj i plotë pa ndërhyrje:

“N’vend se me ja mshel gojën fmis me telefon, kape, mirru me to, edukoje! Msoje çka osht mire e çka osht keq, sidomos qysh mu sill me nje femen! PIKË”

Theksojmë se për vrasjen e 18-vjeçares, tanimë janë arrestuar dy të dyshuarit kryesor./Reporteri.net/