×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku që kontrolloi Krivaqën: Kishte problem pasi përdori substanca narkotike

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 21:39

    Pas shumë veprave penale ndër vite, edhe njëherë po sillet para drejtësisë. ara trupit gjykues në një seancë të mbyllur për mediat, ka dal sot Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për privim nga jeta të 18-vjeçares nga Ferizaj M.O.


    Qysh në fillim të seancës, Krivaqa kishte kërkuar ndihmë mjekësore meqë sipas doktorit i cili e kishte kontrolluar pacientin, i njejti kishte shfaqur simptoma të depresionit.

    “Gjendja e pacientit ishte stabile, parametrat vital ishin në normë, pacienti dukej pak në gjendje depresive dhe kjo dyshohet se është pasojë e përdorimit të substancave narkotike që ai dje vet e ka pohu”, ka thënë për RTK-në, Astrit Hoxha, mjeku që e kontrolloi Krivaqën.

    Ani pse për disa minuta seanca dëgjimore ishte ndërprerë, seanca ndaj tij vazhdoi.

    Gjykata Themelore e Ferizajt pas disa orësh, konfirmoi kërkesën e prokurorisë themelore që ndaj të dyshuarit të merret masa e paraburgimit për një muaj meqë, ka dëshmi të bazuara se i pandehuri D.K në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.

    Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij. me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë.

    RTK ka komunikuar edhe me avokatin e zgjedhur sipas detyrës zyrtare Admir Salihu, por ai ka thënë se klienti i tij është mbrojtur në heshtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!