Leonora Jakupi ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.
Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
“Doza e dytë u kry! Falemnderit stafit të mrekulluesheëm të qendrës për vaksinim “1 tetori'”, ka shkruar Jakupi.
Theksojmë se një pjesë e madhe e artistëve të estradës janë vaksinuar, derisa gjithë kohës bëjnë thirrje tek qytetarët për t’u vaksinuar.
Kujtojmë se këto ditë numri i rasteve të reja ka shënuar rritje, ku çdo ditë kanë qenë mbi dy mijë raste me Covid-19./Reporteri.net/
