×
  • Show Time
  • Show Time

    U divorcuan, por Kim Kardashian vendos të mbajë mbiemrin e ish-bashkëshortit

    Reporteri
    26 Gusht 2021 | 21:19

    Kim Kardashiani nuk e ka ndërmend të largojë mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj, pavarësisht divorcit nga ai.


    Nëna 40-vjeçare e katër fëmijëve, thuhet se do të vazhdojë ta mbajë mbiemrin e Kanye Westit, për hir të fëmijëve, pasi konsideron se është e rëndësishme të mbajë mbiemrin e njëjtë me fëmijët.

    Siç raporton TMZ, Kimi do ta mbajë edhe më tutje mbiemrin West ndonëse ajo mbështetë edhe vendimin e ish-bashkëshortit për të ndërruar emrin në mënyrë ligjore në Ye.

    Ish-çifti Kim dhe Kanye, janë prindër të katër fëmijëve: North, Chicago, Saint dhe Psalm. Të katër fëmijët kanë mbiemrin West.

    Qëllimi i Kimit përmes mbajtjes së mbiemrit të ish-bashkëshortit thuhet se është mbajtja e familjes sa më të bashkuar dhe të fortë.

    Ndërkohë, reperi amerikan ka bërë kërkesë ligjore që të ndërrojë emrin e tij nga Kanye, në vetëm Ye.

    Martesa mes Kim dhe Kanye ka përfunduar në pranverë të këtij viti ndërkohë që ata vazhdojnë të kenë raporte të mira me njëri-tjetrin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!