Kosova ka shënuar hapa gjigant në rritjen e saj si ekip, por këtë rritje nuk e kanë vlerësuar edhe bastoret sportive.
‘Dardanët’ luajnë të premtën ndeshjen për kualifikimet e Euro 2020 ndaj Malit të zi, shkruan Reporteri.net
Njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve në botë, Bet365, ka nënvlerësuar Kosovën në masë të madhe për përballjen me Malin e Zi.
Kombëtarja malazeze shihet si favorite absolute në këtë takim duke u vlerësuar me kuotën 1.80 për fitore, përderisa Kosova vlerësohet me 4.75 për të triumfuar. Në anën tjetër barazimi vlerësohet me kuotën 3.35.
Kjo ndeshje zhvillohet pa tifozë në stadium për shkak që UEFA ka pezulluar Kombëtaren e Malit të Zi për shkak të koreve raciste që tifozët i kishin kënduar kundër Anglisë.
Mali i Zi përballet me lëndime të mëdha pasi i mungon futbollisti më i mirë, Stefan Savic si dhe lojtarët tjerë si Marko Simic, Stefan Mugosa, Nebojsa Kosovic Sead Hakšaba Nović dhe Filip Stojkovic të cilët janë duke u përballur me lëndimet.
Kujtojmë që edhe Kosova nuk qëndron mirë në këtë aspekt, pasi i mungojnë lojtarët kryesor të mesfushës si Valon Berisha, Hekuran Kryeziu e Herolind Shala./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.