×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohen pamjet kur hajdutët vjedhin BMW-në e mbi 100,000 eurove të Tom Cruise

    Reporteri
    29 Gusht 2021 | 9:21

    Ditën e djeshme u raportua se BMW-ja prej 100,000 paundësh e Tom Cruise ishte vjedhur së bashku me sendet me një vlerë marramendëse brenda saj.


    “The Sun” ka siguruar disa orë më vonë pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur makina luksoze e vjedhur parkohet pas një dyqani.

    Një shofere femër gjithashtu shihet me një çantë të gjelbër në dorë që mendohet se ka disa nga sendet e aktorit. Makina luksoze u vodh jashtë një hoteli në Birmingham në orët e para të së martës nga hajdutët që përdorën një skaner për të klonuar sinjalin që hap dhe ndez makinën.

    VIDEON e keni KËTU:

    Pamjet në video tregojnë se makina parkohet më pak se tre milje larg vendit ku u vodh në Smethëick në orën 09:13 të mëngjesit.

    Pamjet tregojnë makinën e zezë duke u futur në parkun e makinave dhe duke u parkuar pak më larg se makinat e tjera që ndodheshin aty. Dritarja e sediljes së pasagjerit mbyllet pasi makina ka ndaluar, para se një burrë me xhup dhe xhinse blu të dalë nga ana e pasagjerit.

    Një burrë tjetër, me xhinse blu, kapele dhe pallto, shfaqet nga hyrja e parkingut të makinave dhe bisedon me pasagjerin. Shoferi, një grua e veshur me xhinse dhe një pallto, u bashkohet dy djemve, para se të tre të largohen.

    Thuhet se Tom po filmonte skena për filmin “Mission: Impossible 7” në një qendër tregtare në Birmingham së bashku me aktoren Hayley Atëell në kohën kur ndodhi vjedhja.

    Kompania e “BMW” i dha një tjetër makinë identike aktorit brenda disa orësh pas vjedhjes.

    Xhirimet e “Mission: Impossible 7” thuhet se u ndaluan përsëri në qershor për shkak të një testi pozitiv të Covid. Anëtarët e stafit pretendonin se personi i infektuar mund të ishte Tom. Pavarësisht se nuk ka asnjë provë që e vërteton këtë, mungesa e Tom në xhirime është një faktor që ngre dyshimet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!