×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka tek Inter? – “tezaku” e tregon të vërtetën

    Reporteri
    06 Qershor 2019 | 12:28

    Bujë të madhe ka bërë në mediat botërore dhe rrjetet sociale lajmi se Granit Xhaka është afër të transferohet tek Interi për 55 milionë euro.


    Megjithatë ky lajm ishte një shaka, ka konfirmuar “tezaku” i Granit Xhakës, Agron Krasniqi, që ishte referencë e këtij lajmi nga shumë media.

    Në disa komente në Facebook, Krasniqi kishte shkruar se Granit Xhaka ka arritur marrëveshje me Interin, dhe kjo mjaftoi që ky lajm të bëhej viral në rrjetet sociale.

    Por, pas interesimit të madh nga mediat dhe fansat e Arsenalit, Krasniqi në një postim ka sqaruar se kjo ishte vetëm një shaka dhe se nuk ka asnjë lloj lidhje me yllin e Arsenalit, Granit Xhaka.

    “Shumica prej juve e keni pa që ka filluar një temë në lidhje me një transferim të mundshëm të Granit Xhakës në Inter. Kjo temë u hapë nga Gani Gashi, ka vazhduar me Paqësor Bilallin në drejtim timin, dhe unë kam kthy një koment. Ka filluar si humor por jemi bërë lajm viral në Tëitter dhe Instagram”, ka sqaruar Krasniqi në një postim, gjera ka bërë të ditur se pas kësaj i kanë ardhur shumë kërkesa për “t’u bërë shokë në Facebook”.

    Ai ka treguar se nuk e ka “tezak” Granit Xhakën, siç kanë pretenduar mediat.

    “Arsyeja pse po shkruaj është që ne si Maniakë të Interit dhe personalisht unë si ‘Tezaku’ (nuk e kam tezak as asgjë), është duke mu përmend emri në rrjetet sociale dhe emri im përdoret nga gazetarë, media dhe portale të ndryshme”, ka shkruar ai.

    Më poshtë mund t’i shikoni disa nga lajmet që kanë rrjedhur nga ky rast, dhe komentin e tij bërë Paqësor Bilallit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!