Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna, ka nisur pushimet prej disa ditësh dhe momentalisht ndodhet në Turqi.
Ajo ditën e djeshme (e shtunë) solli disa imazhe të reja, me anë të të cilave mori vëmendje me stilin dhe markat e shtrenjta.
Artistja shqiptare u pa të ketë veshur një këmishë të markës Balenciaga, syze Dior, atlete të brendit Prada e po ashtu mbante një çantë Balenciaga.
View this post on Instagram
Sipas faqes ‘Shqip Closet’, triko kushton hiç më pak se 850 euro, syzet kanë vlerë rreth 400 euro, çanta mbi një mijë euro e po ashtu atletet mbi 700 euro.
Në total kjo dukje e Doruntina Shalës (emri i vërtetë) kap vlerën e 3690 eurove.
Kjo vjen pas përfitimeve të mëdha të këngëtares si më mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore, marrë parasysh që është njëra ndër yjet më të kërkuara.
E njëjta po shijon suksesin e këngës së re “La Boca”, të cilën e lansoi vetëm pak ditë më parë.
Secili projekt i Taynës deri më tani ka mbledhur miliona klikime në YouTube.
