×
  • Show Time
  • Show Time

    Nuk fshihen më! Ju prezantojmë me çiftin më të ri të showbiz-it shqiptar

    Reporteri
    30 Gusht 2021 | 8:06

    Ish-fituesi i Big Brother 1, Arbër Çepani ka zbuluar se është në një lidhje dashurie përmes një fotoje të publikuar në “Instagram”.


    Me imazhin e ëmbël nëpërmjet të cilit e uron për ditëlindje teksa e përqafon, Arbëri tregoi shfaqi gjithë lumturinë që ndjen përkrah gjysmës së tij më të mirë.

    Partnerja e tij është Arnita Beqiraj, e njohur si Miss Shqipëria 2010.

    Festimet për ditën e lindjes së partneres së ish-fituesit të “Big Brother 1” u bënë në jug, ku siç lihet të kuptohet organizuesi kryesor i kësaj surprize ka qenë vetë ai.

    Kujtojmë se Arbër Çepani u përfol shumë gjatë vitit të kaluar për lidhjen e tij me një vajzë nga bota e biznesit.

    Asokohe ai zbuloi se e dashura e tij nuk është një person publik edhe pse nuk dha asnjë emër.

    Siç u mësua atë periudhë, flitej për një vajzë sipërmarrëse në fushën e turizmit, të quajtur Evi Gjikura.

    Në janar të vitit 2020, agjenti i emisionit “Thumb on”, zbuloi se çifti kanë bashkëpunuar shpesh së bashku në biznes si ortakë.

    Teksa kërkoje në profilin e Evit në Instagram, shihje mjaft foto të çiftit dhe komente ngacmuese të tyre.

    “Sa me fat ky musteqa thuaj”, i shkruan Arbri ndërsa Evi i përgjigjet: “E thua vetë ti”.

    Mesa duket kjo është një histori që i përket të shkuarës pasi Arbëri ka nisur një lidhje të re dashurie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!