×
  • Show Time
  • Show Time

    Bebe Rexha feston ditëlindjen, merr urimin e veçantë nga Rita Ora

    Reporteri
    30 Gusht 2021 | 10:44

    Dita e sotme është e veçantë për Bebe Rexhen.


    30 gushti po shënon 32-vjetorin e lindjes së këngëtares me prejardhje shqiptare, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Në këtë ditë ajo ka pranuar urime të shumta nga miqt e saj, e nuk ka munguar edhe ai nga Rita Ora.

    Kjo e fundit ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet së bashku me Beben.

    “Vajza e ditëlindjes, shpresoj që të kalosh ditën më të bukur”, ka shkruar Rita.

    Pak kohë më parë, Bebe Rexha, shprehu dëshirën për një bashkëpunim mes artisteve shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max. Ndonëse dëshira nga shqiptarët ishte e madhe, kjo gjë nuk ndodhi dhe shkak u bë armiqësia që vazhdon prej pak vitesh mes Duas dhe Ritës. Bebe ka treguar se ka dëshiruar prej kohësh që të realizohet ky bashkëpunim, por planet janë shkatërruar për shkak të dy artisteve të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!