×
  • Show Time
  • Show Time

    Loredana, Arta Nitaj, Ledri Vula – Të famshmit shqiptarë bëhen bashkë në Mykonos të Greqisë

    Reporteri
    30 Gusht 2021 | 10:18

    Një pjesë e madhe e figurave të njohura shqiptare tashmë kanë nisur pushimet dhe duket se kanë zgjedhur një destinacion të njëjtë.


    Bëhet fjalë për reperin Ledri Vula dhe partneren e tij, Sara Hoxhën, reperen Loredana Zefi e po ashtu edhe artistin tjetër të njohur, Yll Limani, të cilët momentalisht janë në Mykonos, Greqi.

    Në këtë vend pushimet po i kalojnë edhe çifti i njohur nga Shqipëria, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska.

    Së fundmi ka qenë Lori e cila ka ndarë disa fotografi nën shoqërimin e Yllit e po ashtu edhe vajzës së Ledrit, Poem Blu.

    “Një miqësi e mirë ta rifreskon shpirtin”, ka shkruar Zefi në imazhin me Yllin.

    Të njëjtit shihen se po argëtohen në masë të madhe, gjersa pushimet vijnë pas një sërë angazhimesh me mbrëmje e koncerte muzikore.

    Në po të njëjtin lokacion në shtetin helen ndodhet edhe modelja e aktorja e njohur nga Peja, Arta Nitaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!