Ka përfunduar edicioni i 13 i “PriFest” i organizuar nga Vjosa Berisha.
Artistë të shumtë kanë falenderuar Berishën për gjithë këtë event i cili mblodhi të gjithë artistët nga trojet shqiptare, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Edhe artistja Adriana Matoshi ka zgjedhur fjalët më të mira për producenten Vjosa Berishën, derisa ka publikuar edhe një fotografi të saj në Instagram.
Shkrimi i saj pa ndërhyrje:
“Model qysh duhet me punu një grua edhe me kon e fortë të njëjtën kohë. Falemnderit Vjose per krejt cka ke bo per neve”.
Theksojmë se tash e një kohë Vjosa Berisha po përballet me një sëmundje të rëndë, por që kjo nuk e ka ndalur të vazhdojë punën e saj./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.