Ai padyshim është një nga emrat më të kërkuar të estradës shqiptare.
Bëhet fjalë për Majk i cili edhe këtë sezon veror pati një agjendë të ngjeshur me koncerte në vende të ndryshme, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Së fundmi, ai ka publikuar disa fotografi të veturave të tij, derisa krenohet me ato që posedon.
“1,2,3 puthee”, shkruan reperi, krahas fotove ku ka pozuar nga veturat “Porsche”, “BMW” dhe “Audi”, të cilat bashkë kapin vlerën e rreth 200 mijë eurove.
Ndryshe, në muzikë, projekti i tij i fundit mban titullin “AMORE”, e cila erdhi si bashkëpunim me Onatin dhe Cozman./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.