30 gushti po shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, derisa sot po bëhen 22 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, zyrtarisht edhe mbi 1600 persona figurojnë si të zhdukur.


Presidentja, Vjosa Osmani gjatë ditës bëri homazhe te Memoriali për të Zhdukurit, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Me dhimbjen e familjarëve të të zhdukrve po bashkëndjen edhe artistja shqiptare me famëbotëre, Dua Lipa, si dhe babai i saj, Dukagjin Lipa.

Në llogaritë e tyre në Instagram, ata kanë shpërndarë postimin e presidentes Osmani gjatë homazheve të ditës së sotme, derisa i kanë vënë theks numrit të të zhdukurve.

Reklamë

/Reporteri.net/