Dafina Zeqiri përveç se është një këngëtare e jashtëzakonshme, ka treguar edhe anën e saj humanitare.
Ajo ka treguar së fundi se të gjitha fitimet nga albumi i saj i ri “Dafinë Moj”, do të shkojnë për Shoqatën e Autizmit në qytete të ndryshme të Kososvës.
“Sot si përfaqësues i Moneyz Music Manager/Ceo, Pëllumb Çitaku vizitoj Shoqatën e Autizmit, me qëllimin për t’iu kumtuar se të gjitha të hollat që do të mblidhen nga shitja fizike e albumit Dafinë Moj do t’i dedikohen rasteve sociale që trajtohen në Shoqatën Autizmi në Prishtinë dhe degëve të saj në Lipjan, Podujevë e Prizren”, shkroi Dafina në mbishkrimin e fotografisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.