Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se këngëtarja shqiptare Dua Lipa i kishte dhënë fund lidhjes me shefin e njohur të kuzhinës, Isaac Carew.


Burime për ‘The Sun’ treguan se pas 18 muajsh që u rikthyen bashkë kishin marrë vendimin që t’i jepnin fund lidhjes.

Reklamë

“Dua dhe Isaac u përpoqën me të vërtetë që të takoheshin me njëri-tjetrin që kur u rikthyen së bashku. Ata donin t’i bënin gjërat të funksiononin dhe gjërat ishin shumë mirë mes tyre për një farë kohe, por ajo sa vjen edhe po bëhet shumë e zënë me punë dhe karrierën muzikore”, kanë treguar burime pranë çiftit.

Mirëpo, siç duket ndarjen e tyre e ka mërzitur shumë Isaac, i cili së fundmi ka treguar gjendjen e tij në rrjetet sociale. Isaac ka publikuar një foto në ‘Instastory’  ku shfaqet Bob Dylan i mërzitur.

“Një prezantim vizual i mënyrës sesi ndihem brenda”,  shkruan ai teksa postimin e shoqëron me një emoji zemre të thyer.

Reklamë