Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij, Edita Ramadani ka pak ditë që janë bërë prindër për herë të dytë.


Edita solli në jetë vajzën të cilën çifti e pagëzuan me emrin Paris, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Por, pas këtij lajmi të mirë, dita e sotme ka qenë e trishtë për bashkëshorten e Valdrinit.

Reklamë

Ditën e sotme ajo ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, babain, e këtë e ka bërë të ditur dizajneri shqiptar përmes një fotografie të publikuar, ku ka shkruar se ai do t’i mungojë Bellas së vogël, e fati i keq ishte që ai nuk arriti ta mbante në krahë Parisin e porsalindur të paktën një herë.

Gjithashtu edhe vet Edita ka publikuar një fotografi të tij, derisa ka shkruar se me ikjen e tij i shkoi edhe një pjesë e saj.

““Oh bre bab me shkuarjen tënde shkoi edhe gjysma ime. Përjetësisht në zemrën tem bab”, ka shkruar Ramadani./Reporteri.net/

Reklamë