Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, dëshiron që ta shpërblejë Joel Matip-in me kontratë të re, sipas raportimeve nga The Evening Standard.
Performancat e tij për ‘Të Kuqtë’ përkrah Virgil van Dijk, kanë bërë që ata ta markojnë mbrojtësin kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2020.
https://www.youtube.com/watch?v=XmY5RmAkzC0
Ai ishte transferuar te Liverpool më 2016 nga Schalke, dhe nga atëherë numëron 97 ndeshje dhe tre gola, duke arritur që sezonin e kaluar ta kurorëzojë me titullin e Ligës së Kampionëve.