×
  • Sport
  • Sport

    United sytë kah mesfushori belg për ta zëvendësuar Pogban

    Reporteri
    06 Qershor 2019 | 23:25

    Skuadra e Manchester Unitedit ka shprehur interesim për mesfushorin belg Youri Tielemens.


    Te Manchesteri e shohin Tielemansin si zëvendësim për francezin Paul Pogba, i cili ka gjasa të mëdha të largohet nga “Old Trafford” gjatë kësaj vere.

    Tielemans në gjashtë muajt e fundit të edicionit 2018/19 ka luajtur në Premier League te Leicesteri, pasi ishte huazuar nga Monaco. 22-vjeçari, në 13 ndeshje në kampionatin anglez shënoi tri gola dhe asistoi pesë herë, transmeton Koha Ditore

    Te Manchesteri janë të gatshëm të ofrojnë rreth 50 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e tij.

    Tielemans ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2022 kurse karrierë ka bërë edhe Anderlechti. Ai ka edhe 21 ndeshje me Belgjikën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!