×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri serb i Malit të Zi: Fadil Vokrri ishte shoku im

    Reporteri
    07 Qershor 2019 | 8:19

    Trajneri serb i Kombëtares së Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic ka folur sot gjatë konferencës për shtyp edhe për legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri


    Tumbakovic është pyetur fillimisht për atë se a do të jetë kapiten i Malit të Zi, lojtari i lindur në Pejë Beqiraj por mandej edhe për Fadil Vokrrin.

    Tumbakovic është pyetur nga gazetarët kosovarë se a do të jetë kapiten Fatos Beqiraj për ndeshjen kundër Kosovës, kurse trajneri serb nuk ka dashur të përgjigjet.

    “Nëse ai do të luan, do ta shihni”, ka thënë Tumbakovic.

    Gjatë konferencës ishte edhe një pyetje lidhur me legjendën e Kosovës, Fadil Vokrri, i cili njihet si lojtari më i mirë që ka pasur Kosova, i cili konsiderohet edhe legjendë e klubit serb Partizani dhe ish presidentin e FFK-së, që vdiq vitin e kaluar.

    “Ai ishte shoku i im”, tha Tumba.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!