Ajo vetëm në Instagram ka mbledhur 1.9 milion njerëz dhe është bërë një nga influencueset më të ndjekura në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për bukuroshen nga Shqipëria, Armina Mevlani, e cila shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.
Blogerja nga Shqipëria ka pozuar atraktive në bikini, derisa ka vënë në pah linjat e bujshme në një palë bikini të kuqe të kombinuar me blu.
Fotografitë e veçanta kanë marrë mijëra pëlqime e komente nga më të ndryshmet.
Ajo nuk e ka zbuluar destinacionin e pushimeve përkundër se prej ditësh i ka azhurnuar fansat me postime të llojllojshme.
Pushimet e Mevlanit vijnë pas një sërë pyetje-përgjigjesh që bëri në Instagram ku njoftoi detaje edhe për ceremoninë e dasmës.
Armina theksoi se me Shkëlzenin nuk kanë akoma ndonjë datë të saktë të martesës, por që janë prej nëntë vitesh me njëri-tjetrin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.