Jess Kadiu vitin e kaluar ishte një nga emrat më të përfolur në mediet rozë.
Modelja e cila ka vite që jeton në Amerikë, u përfol për lidhjen e saj me Robert Berishën, ani pse ky i fundit asnjëherë nuk e pranoi një gjë të tillë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Duke qenë se Kadiu pranoi shumë komente negative në rrjete sociale, se kishte ndarë çiftin Robert-Nora, modelja tregoi se lidhja e tyre kishte ndodhur pasi mes tyre kishte përfunduar gjithçka.
Tani, ajo është lajmëruar sërish në Instagram, derisa ka nxjerrë në pah format e pësosura që posedon.
Ndryshe, Nora dhe Roberti javën e kaluar ishin në pushime së bashku, e gjithë kjo për shkak të vajzës së tyre Renee, ani pse në medie u përfol për ribashkimin e tyre./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.