Sonte me fillim nga ora 20:45 Kosova luan në Podgoricë kundër Malin të Zi në eliminatoret e Euro 2020.
Përfaqësuesja dardane synon fitoren e parë në këto kualifikuese, ku do të kërkojë të përfitojë nga fakti që ndeshja në Podgoricë luhet me dyer të mbyllura.
Kosova ka disa mungesa në këtë ndeshje dhe njëra ndër pyetjet që ngjall kureshtje është se kush do të jetë kapiten në këtë ndeshje, me mungesën e Shales, Kryeziut, Berishës dhe Ujkanit me shumë gjasë rezervist.
Më herët në disa media është raportuar se qendërsulmuesi Vedat Muriqi do të jetë kapiten i Kosovës, por sic duket nuk do të jetë ashtu.
Burime të sigurta të IndeksOnline kanë konfirmuar se Challandes ka vendosur që kapiten të jetë qendërmbrojtësi Amir Rramani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.