×
  • Sport
  • Sport

    Pasi trajneri dhe dy lojtarët serbë të Malit të Zi janë tërhequr për përballjen me Kosovën, ndryshojnë kuotat për ndeshjen

    Reporteri
    07 Qershor 2019 | 18:33

    Ditë më parë ishin publikuar kuotat për ndeshjen Mali i Zi – Kosova, kuota këto që favorizonin në masë të madhe Kombëtaren malazeze, ndërsa ‘poshtëronin’ Kosovën.


    Por, kur kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri tek fillimi i ndeshjes në Podgoricë dhe pasi dolën lajmet se trajneri dhe dy lojtarët serb të Kombëtares malazeze ishin tërhequr nga ndeshja, kanë ndryshuar kuotat për këtë përballje, shkruan Reporteri.net

    Përderisa para disa ditëve fitorja e Malit të Zi ndaj Kosovës kuotohej me 1.80, sot ajo ka shënuar rritje dhe tani vlerësohet me 2.45, derisa edhe kuotat për fitoren e Kosovës kanë shënuar rënie.

    Kosova tani vlerësohet me kuotën 3.25 për fitore, ndërsa barazimi vlerësohet me 3.20.

    Kujtojmë që Kosova luan pa mesfushorët kryesor të skuadrës, Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala që të tre do të mungojnë për shkak të lëndimeve.

    Në anën tjetër për Malin e Zi mungon futbollisti kryesor i skuadrës njëkohësisht kapiteni, Stefan Savic si dhe lojtarët e tjerë si: Stefan Mugosa, Nebojsa Kosovic Sead Hakšaba Nović të cilët përballen më lëndime.

    Listës tani iu janë shtuar edhe dy futbollistët serb të Kombëtares, Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic të cilët janë tërhequr nga kjo ndeshje./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!