Kur kanë mbetur disa orë pak para fillimit të ndeshjes Mali i Zi – Kosova, duket se trajneri serb i Malit të Zi është tërhequr nga kjo ndeshje.


Ljubisa Tumbakovic dhe dy lojtarët serb Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic të cilët luajnë me ekipin e Red Star të Beogradit, nuk do të jenë në dispozicion të Kombëtares malazeze, shkruan Reporteri.net

E gjithë kjo erdhi për shkak të presionit të madh nga Beogradi, të cilit nuk kanë mundur t’i përballojnë trajneri dhe lojtarët.

Reklamë

Protagonistët janë ‘bombarduar’ nga presioni i Beogradit në dy ditët e fundit ndërsa ndeshjen pritet ta drejtojë Miodrag Djudoviq dhe Dragoje Lekoviq.

“Nëse e ndieni veten serb, nuk duhet të luani ndaj Kosovës”, është titulli i gazetës serbe Informer, e afërt me qeverinë e Serbisë.

“Lojtarët nuk janë përgjigjur në telefon kur gazetari i ka pyetur”, raporton medium malazez vijesi.me përcjellë Reporteri.net. “Të pesë lojtarët nuk duhet të kenë dilema të premten”, shkruan më tej gazeta serbe.

Gjithashtu thuhet se ajo shtron pyetjen se si do të reagojnë lojtarët serbë kur ta dëgjojnë himnin e sipas tyre “shtetit fallc” të Kosovës.

Reklamë

Kujtojmë që ndeshja fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në Podgoricë./Reporteri.net/