Që pasi përfundoi miqësia e saj me miliarderen Kylie Jenner, jeta e Jordyn Woods ka marr të tatëpjetën. Ndërkohë që ajo shpresonte të pasurohej me kompaninë e qerpikëve dhe të veshjeve të quajtur Secndture, ndodhi e kundërta. Raportohet nga mediat e huaja që përvecse numri i shitjeve ka rënë ndjeshëm, së fundmi jordyn iu refuzua dhe kërkesa për logo.
Lajmin e bën me dije një person brenda kompanisë së Jordyn që thotë: “Linja e veshjeve të Jordyn nuk ka logo. Asaj sapo iu refuzua kërkesa dhe kjo nuk është dicka e mirë. Tani i ka mbetur të bëjë një kërkesë tjetër, me shpresën se do të pranohet.”
Gjatë muajit shkurt u zbulua tradhëtia e Jordyn ndaj Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner.
Jordyn dyshohej se kishte një lidhje me Tristan Thompson, të dashurin e Khloe dhe babain e vajzës së saj. Ndërsa më 17 shkurt, Kylie i kërkoi Jordyn të largohej nga rezidenca ku jetonin të dyja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.