×
  • Sport
  • Sport

    Zeneli flet për lëndimin e pësuar mbrëmë

    Reporteri
    08 Qershor 2019 | 8:24

    Arbër Zeneli e pësoi një lëndim në gjurin e këmbës së tij gjatë ndeshjes së Kosovës kundër Malit të Zi, e cila u mbyll me rezultat 1:1 në Podgoricë.


    Kosova shkoi në stadiumin e qytetit të Podgoricës për t’i marrë tre pikë nga ndeshja, mirëpo u largua nga aty me dy pikë të humbura dhe pa Arbër Zenelin, transmeton Gazeta Express.

    Zeneli u lënduan qysh në minutën e 39-të të përballjes së vlefshme për Grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. Pasi mori trajtim nga stafi mjekësor në fushë, ai u detyrua të largohet nga fusha nga një makinë.

    Në pjesën e dytë ai shkoi në stol me ndihmën e patericave, ndërsa kur ndeshja përfundoi, kamerat televizive e kapën atë duke u ndihmuar të ecë nga dy persona të tjera.     

    I pyetur nga Telegrafi, ai tha dje se ende nuk e di se sa serioz është lëndimi, por për ta mësuar këtë u kthye në Prishtinë.

    “Momentalisht nuk po e di sa është serioz. Po nisem menjëherë për Prishtinë për kontrolle të detajuara”, ka thënë shkurtimisht Zeneli për Telegrafin.

    Zeneli pritet të mungojë në ndeshjen kundër Bullgarisë, e cila do të zhvillohet të hënën në Sofje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!