Nga Korça, pasi zhvilloi një ceremoni për dekorimin e disa të përndjekurve politikë, Presidenti Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat.
Meta tha se demokracia në vend është në një gjendje problematike, por theksoi se padiskutimin është më mirë se para 25 prillit.
“Situata me demokracinë në vend është në një gjendje problematike, nuk është siç do të donin shumë përfshi edhe mua pas 25 prillit, por padiskutimin është më mirë se para 25 prillit, në kushtet e mungesës së një parlamenti kushtetues e funksional. Zero opozitës. Aktualisht pas 25 prillit, janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë, për një parlament funksional dhe ai është qëllimi im kryesor.”- u shpreh Meta ndërsa apeloi për kujdes ndaj situatës me pandeminë në vend.
“Të gjithë të jenë të kujdeseshëm në këtë situatë ka një tendencë të përkeqësimit e rikthimit të në vale tjetër”- apeloi Presidenti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.