Edhe pak javë na ndajnë nga fillimi i “Big Brother Albania VIP”, pas ndërprerjes 4-vjeçare të programit. Ashtu sikurse u paralajmërua më herët nga moderatorja Arbana Osmani, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, do zbulohen pak nga pak edhe konkurrentët.
Më herët, faqja zyrtare e “Big Brother VIP” publikoi disa video ku shfaqej konkurrentja e parë që do të jetë pjesë e këtij “reality shoW”, por pa ia zbuluar portretin.
Ndërkohë që “Iconstyle.al” shkruan se pjesë e “Big Brother Albania VIP” do të jetë edhe një këngëtare nga Kosova.
Bëhet fjalë për artisten shqiptare, Albërije Hadërgjonaj.
Ky reality show pritet të fillojë më 1 tetor.
