Edhe pak javë na ndajnë nga fillimi i “Big Brother Albania VIP”, pas ndërprerjes 4-vjeçare të programit. Ashtu sikurse u paralajmërua më herët nga moderatorja Arbana Osmani, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, do zbulohen pak nga pak edhe konkurrentët.
Burimet ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë të ditur se konkurrentja e radhës e këtij “reality show” do të jetë aktorja e njohur shqiptare, Ema Andrea.
Ajo do t’i bashkohet këtë vit “Big Brother VIP” dhe do të ndajë shtëpinë me personazhe të tjerë të njohur të showbiz-it.
Megjithatë, nuk ka pasur asnjë konfirmim, as nga aktorja, e as nga stafi i “Big Brother”, që ka zgjedhur që të mos konfirmojë asnjë nga emrat deri më tani.
Ashtu sikurse u paralajmërua më herët, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, po zbulohen pak nga pak konkurrentët, por jo ashtu siç prisnim. Janë publikuar video të dy prej vajzave pjesëmarrëse, por pa i zbuluar portretin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.