×
  • Extra
  • Extra

    Qëllimi i radhës i Jeff Bezos? Të sfidojë vdekjen dhe të gjejë sekretin e përjetësisë

    Reporteri
    17 Shtator 2021 | 22:23

    Zbulimi i hapësirës është dukur gjithnjë si kufiri i qenies njerëzore, por ja që nuk është kështu! Miliarderi Jeff Bezos, pasi e shndërroi hapësirën edhe në destinacion turistik është në kërkim të diçkaje tjetër po aq “të pamundur” në dukje. Të mposhtë plakjen dhe vdekjen!


    Themeluesi i Amazon, thuhet se po investon në një kompani e cila po mundohet të gjejë një mënyrë për të kthyer mbrapsht procesin e plakjes, sipas MIT Tech Review.

    Altos Labs u themelua në fillim të vitit 2021 dhe po tundon dhjetëra shkencëtar “të çmendur” me paga të larta që arrijnë $1 milionë dollarë në vit ose më tepër, dhe u lejon atyre të bëjnë studime të pakufizuara rreth plakjes së qelizave apo arritjes së rinisë së përjetshme.

    57-vjeçari dha dorëheqjen nga pozicioni i CEO-s në kompaninë Amazon në korrik dhe deklaroi se tashmë ai do t’i dedikojë më tepër kohë projekteve filantropike dhe pasioneve të tij, siç ishte kompania e tij hapësinore Blue Origin, pa përmendur interesin e tij më të fundit: përjetësinë!

    Ç’janë laboratorët Altos dhe cili është qëllimi i tyre?

    Riprogramimi i qelizave nisur nga procesi biologjik i plakjes së njeriut. Ky është pikërisht qëllimi i kompanisë, Qëllimi i kompanisë: të ndjekë një teknologji që mund të riprogramojë qelizat në mënyrë biologjike duke mundësuar rinimin e tyre dhe mbase zgjatjen e jetës së njeriut. Gjithsesi, ende dihet shumë pak rreth kësaj kompanie.

    Këtij projekti pritet t’i bashkohet biologu spanjoll Juan Carlon Izpisúa Belmonte, i cili njihet për studimet e tij në miksimin e embrioneve njerëzore me ato të majmunëve.

    Profesori Steve Horvath gjithashtu i është bashkuar skuadrës. Ai është themeluese i të ashtu-quajturës ‘ora biologjike’ e cila mund të masë plakjen e njeriut. Deri më tani thuhet se qëllimi kryesor i kësaj kompanie s’janë paratë, por studimi në vetvete dhe nxjerrja e një përfundimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!